Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq serb uroi sot Aleksandar Vuçiq, me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Serbisë, duke shtuar se ai është i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në nivel të lartë.
Në një deklaratë të Listës Serbe thuhet se Vuçiq “garanton mbijetesën e përpjekjeve të tyre dhe pozitën e mirë të serbëve në Kosovë si dhe adresimin e çështjeve që janë ende të pazgjidhura.”
“Jam i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në nivel më të lartë me zgjedhjen e Vuçiqit , President të Republikës së Serbisë. Unë shpresoj se ne së shpejti do të jemi së bashku për të luftuar për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, thuhet mes tjerash në deklaratë, transmeton Klan Kosova.