Lista Serbe ka votuar përsëri në grup në zgjedhjet e sotme në Kosovë, një praktikë që sipas vëzhguesve dhe kritikëve është përsëritur edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.
Raportohet se votues të këtij subjekti politik janë parë duke u paraqitur në qendrat e votimit në grupe të organizuara dhe të koordinuara, kryesisht në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Po ashtu, disa anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur paraprakisht para selisë së partisë në Mitrovicë, për t’u drejtuar më pas së bashku drejt qendrave të votimit me qytetarë serbë.