Listat për Evropë dhe listat për Dubravë!

Prishtinë | 09 Dhj 2025 | 16:19 | Nga Behxhet Shala

Ngricat e 28 dhjetorit për dikend – dikend :

Më në fund u bënë publike listat e partive apo koalicioneve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, pasi LV-ë me 48 deputetë dhe me zhagmbajtësen Vjosa Osmani, presidente në theqafje, nuk arriti apo nuk deshi të formojë institucionet.

U krijua një situatë e anarkisë së menaxhuar nga zyra ndërlidhëse greko-“shqiptare” që udhëhiqet nga bija besnike e Zevras dhe Mataksait (oficerët grekë që shfarosën çamët), Dejona Mihali. Këtë anarki të menaxhuar mirë, në shërbim të pushtetit, e keqpërdorën maksimalisht duke mos lënë gjë pa bërë, pa iu nënshtruar mbikëqyrjes parlamentare, duke dhunuar brutalisht transparencën dhe llogaridhënien, si detyrime dhe vlera të shtuara të demokracisë. Mediet iu nënshtruan një përndjekjeje brutale, kurse një pjesë e sektorit joqeveritar u korruptua nga grazhdi i paramilitarit antikombëtar Hekuran Murati ose nga dëmtuesja më e madhe e diplomacisë kosovare, Donika Shvarc.

Në raste më pikante, siç ishte puna me disa mendermethënë analistë, gazetarë, pevaçica apo artistë të Serbisë, personalisht u konvertuan nga diktatori Kurthi dhe zgjatja e tij, Hajrullah Çeko. Gjatë këtyre zhvillimeve shkatërruese për Kosovën, opozita angazhohej për zhvillimin e demokracisë në Etiopi dhe Mongoli. LV-ë, me aktivisten më të bindur, Vjosa Osmani, e kurdisën ditën dhe datën e zgjedhjeve sipas bioritmit të diktatorit Kurthi, më 28 dhjetor, ndonëse shumica e propozimeve ishin për datën 21 dhjetor.

Vetëm naivët kanë shpresuar se presidentja në theqafje do të përfillë propozimet e shumicës së partive politike. LV-ë, me angazhimin arrogant në KQZ-ë, u mundua të krijojë një kauzë “patriotike”, kinse po e lufton Listën Serbe, në kohën kur Mimoza Kusari kishte mbajtur kontakte të rregullta me Radoiçiqin dhe Simiqin në luftë kundër veteranëve të luftës dhe në përpjekje për ta ndryshuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Me “luftën” kundër Listës Serbe, LV-ë po e fyen shumë edhe robin e saj të bindur që u zgjodh presidente edhe me kontributin bujar të Listës Serbe.

Kësaj situate i kontribuoi edhe Radoniqi, që është mbjellur në këtë pozitë nga Kurthi dhe Osmani, duke lejuar rrugaçërinë e LV-së përballë anëtarëve të tjerë. Iu nënshtruan edhe shantazhit të Donika Shvarc që të votohet edhe jashtë përfaqësive diplomatike dhe konsullare — në restorante, kafe të rakisë, shtëpi publike të njohura si pufe dhe në lokacione tjera që frekuentohen dhe kontrollohen nga LV-ë.

Para se të bëhen publike listat, pati anëtarësime të “reja” të kuadrove “premtuese”. Kryesisht ishin mbetje të dështuara politike apo eksponentë që vite të tëra lobuan për partinë ku kërkuan dhe gjetën flladin apo grazhdin perspektiv. Është interesant fakti se të gjithë të konvertuarit, pa u dëshmuar fare në subjektin strehues, me automatizëm u bënë pjesë e listave zgjedhore, që e vë në pah klientelizmin politik apo shantazhin, thuaja si mjet i përligjur.

Pastaj një dukuri edhe më shqetësuese, ku ndërthuren shumë interesa e ku shantazhi ishte përcaktues, është edhe riciklimi i humbësve të shumëfishtë, qoftë në zgjedhje lokale (kryesisht për kryetarë komunash) apo edhe në ato parlamentare. Madje, që ndodh vetëm në vende të kanibalizmit politik, kur ai që pëson humbje të njëpasnjëshme shpërblehet duke u ranguar lart, duke hëngër koka të të tjerëve që janë edhe më të aftë, edhe mbledhës më të mirë të votave.

Të shetisim pak nëpër lista :

LV-ë e ka listën më të pakualifikuar të mundshme në aspektin politik, kurse thuaja 80 për qind janë antikombëtarë, kundër luftës, UÇK-së dhe udhëheqësve të luftës. Ka kandidatë seriozë për Dubravë, Dyz dhe burgun për femra në Lipjan. Ka dezertorë të luftës që kanë dhënë deklarata të turpshme para policisë dhe hetuesisë serbe e sot janë ministra të Kurthit, “të burgosur politikë” dhe veteranë të luftës.

Dominon mendësia serbe dhe jugosllave, ndërsa përcaktimi kombëtar është retorikë që pengon në karrierë. Patriotët e dikurshëm janë shndërruar në servilë të bindur. Nuk ka ndryshim në këtë listë sepse ata që kanë dinjitet qoftë edhe minimal nuk duan të jenë nën urdhërat e andartes greke Dejona Mihalis. Kurthit i duhet pikërisht ky profil: pa integritet profesional, pa identitet kombëtar, pa skrupuj moral dhe jargavitës të dëshmuar. Që 100 për qind varen nga Kurthi. Kurthi i bënë zojë, Kurthi i bënë tojë! Ky është profili që i përshtatet votuesit të LV-së! Sa më injorant, më lehtë vjen te vota! Me të tillë Kurthi kërkon vota… dhe edhe fiton!

Nëse e analizoni 10-en e parë: kape njërin — mëshoji tjetrit. Me përjashtim të Shqipes që ka një të kaluar kombëtare, të tjerët as erë nuk marrin nga kombëtarja; janë anti-UÇK dhe anti-shtet të mjerë. Albin Kurthi e ka strategjinë e bllokimit të gatshëm nëse nuk i dalin llogaritë si ka planifikuar. E ka lënë në listë Avni Deharin, me të cilin e përsërit skenarin e kaluar të bllokimit. Kurse ky, pa fije përgjegjësie, bëhet mashë e tij edhe me çmim të shkeljes së Kushtetutës, siç e bëri dhjetëra herë këtë vit.

I njëjti, pa fije turpi, kërkon vota — merreni me mend — për forcimin e shtetit. Edhe piunja e andartes greke, Lenka Haxhiu, është rezervë e mekanizmit bllokues, në rast se e kërkon lideri suprem, diktatori Kurthi.

LV-ë thirret në “çlirimin” e veriut, e në fakt ka krijuar të gjitha kushtet për ndarjen e veriut duke ia dorëzuar 100 për qind pushtetin lokal Listës Serbe. Opozita ka rënë në kurthin e diskursit fyes dhe përjashtues të LV-së e që nuk është dashur të ndodhë kurrsesi. LV-ë, në vijën e parë të frontit kundër opozitës, ka vendosur femra pa kurrfarë të kaluar kombëtare dhe politike, dhe çdo kundërpërgjigje ndaj pretendimeve të tyre është cilësuar si gjuhë seksiste dhe dhunë ndaj femrës.

Pastaj kanë angazhuar anëtarë meshkuj me sjellje rrugaçësh, të padenjë edhe për Institutin Special, ku sundon çlirimtari në Shtime. Votuesi i LV-ë i do këto rrugaçëri, aq më parë që kontributi i tyre politik dhe kombëtar për Kosovën është zero. Prandaj edhe votojnë agimbahtira, haxhiqamila, adriananatosha, dimalarsovska, besnikrrencbislima, nezirkrakovina e të tjera llomshtina. Këta votues dhe impotenca kundërshtuese e opozitës e kanë sjellë Kosovën buzë falimentimit.


PDK-ë e ka listën e pastër para ligjit, por disa pjesëtarë të saj bartin hipoteka nga e kaluara — në kontekst negativ. Prandaj edhe opozitarizmin e kanë të kushtëzuar.

PDK-ë në asnjë kontekst nuk duhet të lidhet me LV-ë, edhe me çmim të mbetjes në opozitë. PDK-ë ka prurje të reja, por nuk sjellin shumë vota. Votat i sjellin “elefantët e vjetër”, pa ta nuk do të bënin asgjë.

PDK-në e ka dëmtuar bukur shumë Stalingradi i Ramizit në Drenas. Arrnimet e Ali Ahmetit nuk japin rezultate afatgjata; kanë efekt paliativ (zbutja e dhimbjeve para ndarjes përfundimtare). U bë përrallë puna me Nismën. Mendoj se PDK-ë nuk humb vota shkaku i mosbërjes koalicion me Nismën. Përkundrazi! PDK-ë është dashur të shkojë në zgjedhje e vetme dhe me listë burimore, jo të arrnohet.

PDK-ë ka një trup votues të qëndrueshëm dhe të disiplinuar për t’iu nënshtruar shantazheve të çfarëdo lloji. Partia ende duhet të krasitet, jo shkaku i formës por shkaku i përmbajtjes. Me arrestimin e liderëve që po mbahen si pengje të drejtësisë së kriminalizuar ndërkombëtare në Hagë, PDK-ë ka pësuar shok post-traumatik. Deri më tani mirë e ka përballuar.

LDK-ë ka një listë të respektueshme, ku përfshihet dhe përfaqësohet i tërë kapaciteti njerëzor për udhëheqje të vendit. Është një bashkëdyzim i përvojës dhe ambicies së bazuar. LDK-ë duhet të punojë më shumë me votuesit, të merret me përmbajtjen e jo me dukjen apo paraqitjen. Gjatë fushatës duhet të përqendrohet më shumë në luftë kundër mafies energjetike, në krye me oligarkët Kurthi, Berishaj, Rizvanolli dhe Murati, midis shumë të tjerëve.

AAK-ë ka bërë një listë që ngjall respekt dhe siguron vota. Më në fund iu ra ndërmend se Besnik Tahiri është vlerë e shtuar politike, prandaj e renditën si Dyshi i AAK-së në listën për deputetë.

Rezultati, po të mbaheshin zgjedhjet më 14 dhjetor 2025:
LV-ë: 36–39 deputetë
PDK-ë: 25–28 deputetë
LDK-ë: 22–25 deputetë
AAK-ë: 7–10 deputetë

Të ngjashme