Lituania përballet me frikën nga Kina, udhëheqësit e BE-së zotohen të kundërshtojnë

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit e lartë të BE-së e kanë përshkruar si të pajustifikuar fushatën ndëshkuese kineze kundër Lituanisë, duke deklaruar se një zyrë përfaqësuese e Tajvanit e propozuar në Vilnius nuk shkel politikën “Një Kinë”.

Në një letër të përbashkët të enjten, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit, Charles Michel, thanë se presioni i Pekinit ndaj Lituanisë pas njoftimit për hapjen e zyrave përfaqësuese në Vilnius nga Tajvani dhe nga Tajvani në Vilnius është “i pajustifikuar” dhe “joproporcional”.

Udhëheqësit e degës ekzekutive të BE-së dhe të presidencës kolektive u zotuan gjithashtu të kundërshtojnë kërcënimet, presionin politik dhe masat shtrënguese ndaj shteteve anëtare.

Pekini kishte kundërshtuar që Lituania të lejonte hapjen e zyrës me emrin “Zyra e Përfaqësimit Tajvanez” në vend të emrit standard “Taipei”, duke thënë se kjo nënkuptonte se Tajvani ishte një vend sovran, gjë që Kina e kundërshton.
Pasi Vilnius refuzoi të tërhiqej, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës i kërkoi Lituanisë të tërhiqte ambasadorin e saj në Pekin, duke tërhequr gjithashtu të dërguarin e saj në vendin baltik në gusht.

Vendimi i Vilnius nuk përbën shkelje të politikës së BE-së për ‘një Kinë’, thanë von der Leyen dhe Michel, duke pohuar se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kishin të drejtë të zhvillonin më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Tajvanin.

Dy liderët e BE-së shtuan se ishin në kontakt me zyrtarët kinezë në një përpjekje për të ulur tensionet mbi këtë çështje.

Von der Leyen dhe Michel i ishin përgjigjur një letre nga “Klubi Formosa”, një grup parlamentarësh ndërpartiakë të BE-së dhe ligjvënësve kanadezë që kërkon të promovojë lidhje më të ngushta me Tajvanin.

Letra, e dërguar dy muaj më parë nga klubi, kishte bërë thirrje për “një përgjigje shumë më të fortë” nga BE-ja në vazhdën e përçarjes Lituani-Kinë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Tajvanit (MOFA) falënderoi liderët e BE-së në një deklaratë të lëshuar të premten në Taipei.

MOFA tha se mbështetja nga BE-ja dhe nga Klubi Formosa për lidhje më të thella midis Tajvanit dhe Lituanisë do të kontribuojë në partneritetin e Tajvanit me vendet e tjera të BE-së.

Të ngjashme