Puna e madhe e Valon Berishës dhe sezoni i tij i jashtëzakonshëm me Red Bull Salzburg duket se do ti shpërblehet.
Kampioni për skuadrën shihet tashmë i siguruar pasi që ata janë tetë pikë para SK Sturmit, puna e ekipit dhe paraqitje e mirë e Valonit në Europa Ligë, në çerekfinale dhe në te 1/16 të finales kanë bërë që për Berishën të interesohen një numër i madh i skuadrave. Kurse paraqitja e Valonit kundër Borussia Dortmundit sigurisht ka bërë që ky klub të konsiderohet më i suksesshëm me Berishën në histori.
E nëse ata do të jenë në gjendje ta befasojnë Lazion në Austri dhe të kualifikohen në finale ky do të ishte një moment edhe më special për ekipin.
Berisha sigurisht e ka meritën më të madhe për këtë ecuri të Salzburgut në Europa Ligë, pasi që ka shënuar 5 herë, kurse ka shënuar 12 gola në 24 paraqitje në ligë për klubin austria.
Liverpool interesohet për Berishën
Të martën, njëra prej mediave kryesore të sportit në Austri, SPOX thotë se këto paraqitje të Berishës kanë zgjuar interesimin e tyre për Berishën. Madje, skautat e “Reds” e kanë përcjellur Berisën edhe me Dortmundin edhe me Lazio dhe se tani kanë vënë kontaktet me menaxhmentin e lojtarit.
Të pyetur nga SPOX, Salzburgu nuk ka dëshur të komentojë për këtë lidhje të lojtarit me Liverpool.
“Fokusi i jonë është në ndeshjen kundër Lazios dhe të arrim titullin në ligë dhe në kupë. Kështu që për momentin nuk do të flasim për afatin kalimtarë të verës”, ka thënë klubi në një komunikatë për shtyp.
Berisha mund të zhvillohet shumë mirë nën urdhrat e Klopp, sidomos në pozitën e playmakerit. Kohëve të fundit Liverpool ka probleme me mesfushën defansive por duke njohur Klopp dhe transferimin e mesfushorit të Leipzigut Keita, atëherë Berisha shihet si një aset i mirë për Reds për fazën ofansive, sidomos plejmejkerit të suadrës.
Kur merret parasysh që në këtë klub luajnë edhe Sadio Mane që ka luajtur për Salzburgun dhe Keita që po ashtu luan për një klub simotër të Salzburg, Leipzigun që financohet nga Red Bulli.