Skuadra e Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Harvey Elliott.
Anësori 16 vjeçar, Harvey Elliott, është lojtari më i ri që i është bashkuar skuadrës së Jurgen Klopp.
Lajmin për zyrtarizimin e tinejxherit e ka konfirmuar faqja zyrtare e Liverpool, e cila njofton se lojtari do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen kundër Napoli.
Elliott ka regjistruar tri paraqitje sezonin e kaluar me Fulham.
Lojtari është vetëm 16 vjeç e 30 ditë. Nga ai pritet një e ardhme e ndritur.