Liverpooli dhe Manchester City janë duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Florian Neuhaus, njofton të dielën “Kicker”. Juventusi dhe Bayern Muencheni po ashtu janë duke e vëzhguar 23-vjeçarin që ka kontratë deri në verën e vitit 2024 me Gladbachun.
Neuhaus ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat për Borussia Moenchengladbahun këtë edicion dhe ka shënuar gjashtë gola.