Liverpooli do të jetë pa Lovrenin në ndeshjen kundër Bayern Munich

Prishtinë | 18 Shk 2019 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli raportohet se do të jetë pa Dejan Lovren, në ndeshjen e tyre kundrejt Bayern Munich.

“The Reds” do të ndeshen me Bavarezët të martën në mbrëmje në Anfield, tashmë edhe pa Virgil van Dijk e Joe Gomez, ku njëri është i suspenduar e tjetri i lënduar.

Lovreni është lënduar në ndeshjen e humbur 2 me 1 kundrejt Wolverhampton Wanderers më 7 janar, dhe që atëherë ka humbur 5 ndeshje për shkak të lëndimit.

Sipas The Mirror, Lovreni ende nuk ka filluar trajnimet me ekipin e edhe pse thuhet se është shëruar, atë nuk do ta fus në lojë Jurgen Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme