Skuadra Liverpool ka frikë se mund ta humbasë trajnerin Jurgen Klopp.
Sipas Mirror, Klopp do të dëshironte që ta drejtonte ekipin kombëtar të Gjermanisë, shkruan Goal.
Menaxherit gjerman i kanë mbetur edhe tre vjet të vlefshme në marrëveshjen e tij të tanishme, të cilën klubi anglez do të dëshironte t’ia zgjaste.
Sidoqoftë Liverpool ka frikë së nuk do të arrijë ta bindë Kloppin nëse këtij të fundit i jepet mundësia në kombëtaren gjermane.