Liverpooli duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga super-talenti i Barcelonës, Gavi.
17 vjeçari nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas pasi po dallojnë oferta nga kërkesa.
Prandaj, “Reds” duan të përfitojnë nga rasti dhe ta bëjnë të vetin përfaqësuesin e ri spanjoll.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Mesfushori spanjoll shpërtheu këtë sezon në fanellën “Blaugrana”, e cila po mundohet ta “blindojë” atë me një kontratë afatgjate.
Të Kuqtë janë në kërkim të një mesfushori në të cilin mund të llogarisin në një periudhë afatgjate duke e pasur parasysh se mesfushorët aktualë, James Milner, Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara i kanë kaluar të 30-tat.
Barça e sheh Gavin si të ardhme të ekipit, së bashku me Pedrin, por nëse nuk lëviz me një ofertë më të mirë, mund ta humbasë xhevahirin e saj.
Gavi ka oferta edhe nga klubet tjera angleze, veçanërisht nga Manchester City, pasi atë e pëlqen trajneri Pep Guardiola.