“Reds” iu shtohen gjigantëve evropianë që e duan sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmundit.
Liverpooli është futur në garë për Erling Haalandin.
“Reds” kanë kërkuar informata nga Borussia Dortmundi për sulmuesin norvegjez.
Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Deutschland”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, interesim për sulmuesin e rrezikshëm kanë shfaqur edhe dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.
Lojtarin e duan edhe klubet tjera angleze, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn dhe Chelsean.
Menaxheri Mino Raiola ka konfirmuar se verën tjetër klienti i tij mund të ndërrojë mjedis.
Për ta transferuar njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, Dortmundi i kërkon deri në 150 milionë euro.