Një tjetër Torres mund të mbërrijë në Anfield pikërisht nga kampionati spanjoll La Liga.
Fjala është për Ferran Torres, talentin e madh spanjoll që ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Valencias.
20-vjeçari është duke zhvilluar një sezon fantastik me Valencian, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Liverpooli ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe Torres shihet si zëvendësuesi ideal për Xherdan Shaqirin që pritet të largohet në verë.
Kampioni në fuqi i Evropës është gati të shpenzojë mbi 40 milionë euro për transferimin e spanjollit në Anfield.
Gjithsesi The Reds nuk do ta kenë fare të lehtë transferimin e Torres, pasi në garë për të janë edhe dy gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona.
Në anën tjetër Valencia po pret ofertën më të lartë, pasi nuk duan ta humbasin yllin e tyre të ri për një shumë nën 50 milionë euro.