Liverpooli gabon sërish, barazon me West Hamin

Prishtinë | 27 Pri 2024 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titull në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp luajti baras sot me West Ham Unitedin, në kuadër të javës së 35-të.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:2.

Jarrod Bowen (43′) dhe Michail Antonio (77′) realizuan golat për “Çekanët”.

Ndërsa, për “Të Kuqtë” shënuan Andrew Robertson (48′) dhe Alphonse Areloa (65′ autogol).

Liverpooli pas këtij barazimi ka 75 pikë dhe renditet i treti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Arsenali, që ka një ndeshje më pak.

Manchester City është i dyti me 76 pikë, por me dy ndeshje më pak se Liverpooli dhe një më pak se “Topçinjtë”.

West Hami ndodhet në pozitën e tetë me 49 pikë.

Të ngjashme