Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli sipas të gjitha gjasave gjatë afatit kalimtar veror.
Me largimin e yllit kosovar do të lirohet një pozitë për repartin ofensivë dhe Liverpool tanimë ka në plan futbollistin që do ta zëvendësonte kosovarin në Anfield.
The Sun ka raportuar se kampionët në fuqi të Evropës janë skuadra favorite për të nënshkruar me brazilianin Willian.
Reprezentuesi brazilian do të largohet si transferim i lirë në verë nga Chelsea, teksa dëshira e tij është të mbetet në Angli.
Juventus, Bayern Munich, Roma, PSG e Barcelona janë interesuar për të, por Willian dëshiron të vazhdoj jetën në Angli ku ndihet rehat me familjen e tij.
31-vjeçari preferon kalimin në Anfield, pasi Liverpool do t’i mundësonte të luftonte për trofe.
Gjithsesi lojtari ka edhe opsione të tjera nga kampionati anglez, me skuadrat si West Ham United, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Newcastle United që interesohen për të.
Willian që në verë mbush 32 vite, do të pranojë kontrata vetëm më të larta se tri vjeçare.
Ish-anëtari i Shakhtar Donetsk nuk pranoi ofertën e Chelseat për vazhdimin e kontratës edhe për dy vite të tjera dhe kjo ka qenë arsyeja e mosbashkëpunimit të mëtejshëm me klubin bardhekaltër.