Liverpooli është gjobitur me 200 mijë funte për shkak të inkuadrimit të një lojtari pa të drejtë loje në rrethin e tretë të Kupës EFL ndaj MK Dons javën e shkuar.
22-vjeçari, Pedro Chirivella ishte inkuadruar në fitoren 2 me 0, por ai s’kishte të drejtë paraqitjeje.
EFL tani ka thënë se s’ishte i duhur propozimi për përjashtim të Liverpoolit nga kjo garë.
Liveprooli në rrethin e katërt do të luajë ndaj Arsenalit më 29 tetor.