Liverpooli kërkon 40 milionë për Sturridgen

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 15:59 | Nga

Liverpooli kërkon para të shumta për Daniel Sturridge, i cili mund të shitet në afatin kalimtar të kësaj verë.

Mediat britanike shkruajnë se klubi nga ‘Anfield’ kërkon 40 milionë funte nëse 27 vjeçari dëshiron të largohet gjatë kësaj verë.

Sturridge, i cili është në dispozicion për sfidën e së hënës kundër Watford, ka tërhequr interesimin e klubit të famshëm francez, Paris Saint-Germain si dhe është duke u monitoruar edhe nga trajneri i West Hamit, Slaven Biliq.

Sturridge nuk ka mundur të tregojë më të mirën e tij në skuadrën e Jurgen Klopp gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimit, i cili e detyroi atë të qëndrojë mjaft gjatë jashtë fushës së blertë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme