Liverpooli mbetet pa mesfushorin kryesor në pjesën më të keqe të sezonit

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Ju desh pak kohë për t’u ambientuar te Liverpool, por sot Fabionho është lojtari kyç në mesfushën e kampionëve të Evropës.

Te Liverpool tani kanë frikë se do të humbasin Fabinhon në një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

Braziliani u detyrua të linte fushën në pjesën e parë të ndeshjes Liverpool – Napoli.

“Dy gjërat e fundit që donim të na ndodhnin ishin ti dhuronim epërsinë Napolit dhe të humbnim Fabinhon”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk e di saktësisht se sa do të mungojë, por ai është i dëmtuar dhe kjo është një shenjë e keqe”.

Raportohet se Fabinho do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë.

Të ngjashme