Liverpool nuk ka arritur të kualifikohet tutje në FA Cup, pas ndeshjes së parë të zhvilluar kundër Shrewsbury, ndeshje kjo e cila përfundoi me barazim 2:2.
Pas këtij barazimi, Liverpool detyrohet të luaj edhe një ndeshje tjetër si vendas, ndeshje kjo që do të zhvillohet me 4 shkurt, me fillim nga ora 20:45.
Drejtuesit e Liverpooli për këtë ndeshje kanë vendosur ti ulin të gjitha çmimet e biletave.
Biletat për këtë ndeshje pritet të kushtojnë si më poshtë:
15 funte për të moshuarit;
5 funte për të rinjtë mbi moshën 18 vjeç;
1 funte për fëmijët.
Kujtojmë që raportohet se ky vendim është marrë pas konsultimeve me drejtuesit e Shrewsbury dhe grupet e tifozëve përkatëse.