Liverpooli mposht Southamptonin

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Southamptoni.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti ta fitojë takimin me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Ishte Sadio Mane ai që shënoi një supergol në minutën e 45+1 të ndeshjes, pas asistimit nga Milneri.

Derisa në pjesën e dytë Mane i asistoi Firminos në minutën e 71 për 0-2.

E një gabim i portierit Adrian i dha mundësinë Danny Ingsit që të ngushtojë rezultatin në 1 me 2, që ishte edhe rezultati final i këtij takimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme