Manchester Unitedi është në mesin e klubeve të Premierligës që po detyrohet të bëjë plane alternative për zhveshtore, ndërsa Liverpooli mund të detyrohet ta festojë titullin e kampionit në parkingun e stadiumit Goodison Park.
Klubet me stadiume më të vjetra po detyrohen të gjejnë mënyra kreative për t’ia mundësuar veten ta mbajnë distancën sociale që po i kërkohet nga qeveria britanike, për kur të rinisë futbolli javën e ardhshme.
Pasi që zhveshtoret shihen si pengesë e madhe, Federata e Futbollit i ka gjetur disa mënyra se si të zgjidhet ky problem në mënyrë që të sigurohet rinisja e kampionatit.
Përderisa Old Traffordi ka gjetur mënyrë se si skuadrat t’i shfrytëzojnë dhomat dhe zyrat e ndryshme në Old Trafford për t’i evituar problemet, një gjë e tillë cilësohet e pamundur në stadiumin e Evertonit, Goodison Park.
Evertoni do ta presë Liverpoolin për ndeshjen e parë të këtij sezoni dhe mund të detyrohet ta ndërtojë një strukturë të përkohshme në parkingun e stadiumin, të cilët do ta shfrytëzonte Liverpooli.
Liverpooli mund të shpallet kampion i Premierligës qysh në derbin e qytetit kundër Everonit, varësisht nga rezultati i ndeshjes që luhet paraprakisht mes Manchester Cityt dhe Arsenalit. /Gazeta Express/