Liverpooli është vetëm dy pikë larg fitimit të titullit të parë në ligë pas plot 30 vjetëve, por kur mund të shpallet kampion saktësisht?
Manchester City e rifilloi sezonin në Premierligë të më 17 qershor me fitore bindëse 3:0 kundër Arsenalit, por skuadra e Jurgen Kloppit u desh të pajtohej me një pikë në derbin pa gola në Merseyside në fundjavë, para se ta shkatërronte 4:0 Crystal Palace në Anfield të mërkurën mbrëma, transmeton Gazeta Express.
Të kuqve u duhen vetëm edhe dy pikë për ta siguruar titullin e parë në epokën e Premierligës.
Por nëse Manchester City dështon të fitojë sonte kundër Chelseat, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin do të kurorëzohen kampion të Anglisë edhe zyrtarisht qysh sonte.
E nëse City e mund Chelsean, atëherë takimi kokë me kokë mes Liverpoolit dhe City në Etihad më 2 korrik do të mundë të jetë vendimtar.
Në këtë rast, skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte barazimi për ta fituar titullin midis Etihad.
Nëse City e mund Liverpoolin, atëherë të kuqtë mund ta shpallen kampion në shtëpi duke e mundur Aston Villën të dielën më 5 korrik.
Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit:
2 korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Liverpool vs Aston Villa
8 korrik: Brighton vs Liverpool
11 korrik: Liverpool vs Burnley
Ndeshjet e mbetura të Manchester City:
25 qershor: Chelsea vs Man City
2 korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Southampton v Man City
8 korrik: Man City vs Neëcastle
11 korrik: Brighton vs Man City