Liverpooli ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të Premier Ligës për sezonin 2018/19.
“Të Kuqtë” shpartalluan në Anfield Road “Çekanët” nga Londra, West Ham Unitedin, duke e mposhtur 4 me 0.
Golin e parë e shënoi Mohamed Salah në minutën e 19-të pas asistimit nga Robertson, kurse dy golat e radhës i shënoi Sadio Mane me asistimet nga Milner e Firmino.
Dhe për golin e fundit u përkujdes Daniel Sturridge, i cili shënoi një minutë pas inkuadrimit në lojë. Për të asistoi Milner në minutën 88.
Në këtë takim debutoi në fanellën e kuqe edhe Xherdan Shaqiri, i cili u inkuadrua në minutën e 82-të.