Liverpooli, para Realit për Mbappen

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

“Los Blancos” po hasin në vështirësi për ta transferuar francezin shkaku i problemeve financiare, “Reds” janë gati të përfitojnë nga rasti

Real Madridi është duke hasur në vështirësi për ta transferuar Kylian Mbappen.

Gjigantin spanjoll e ka prekur kriza financiare, njëjtë si Barcelonën, shkaku i koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi francez kërkon rrogë të lartë dhe kjo është e papërballueshme për kampionin aktual spanjoll.

Dhe, nga kjo situatë po mundohet të përfitojë Liverpooli, i cili tash shihet si favorit për ta transferuar yllin francez.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se kampioni anglez po e pret momentin e duhur për t’ia bërë ofertën Paris Saint-Germainit.

Mbappe pritet të largohet nga kryeqyteti francez gjatë verës dhe Anglia mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Mbappe mund ta zëvendësojë tek “Reds” Mohamed Salahun, i cili mund të largohet nga “Anfield Road”.

Ndërkohë, PSG-ja do të tentojë me të gjitha forcat që ta mbajë kampionin e botës me Francën në “Parkun e Princave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme