Liverpooli ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Kolibaly.
Sipas mediave angleze, krerët e Liverpoolit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të rëndë që pësoi Virgil van Dijk, transmeton KOHA.
Liverpooli thuhet se është i gatshëm të dërgojë një ofertë në drejtim të Napolit, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Koulibaly edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim te skuadra angleze, por një gjë e tillë nuk u realizua.
Napoli për ta liruar Koulibalyn po kërkon rreth 70 milionë euro.