Liverpooli takohet me Brightonin në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën Premier.
Gjiganti anglez e ka nisur për mrekulli këtë edicion, pasi në nëntë ndeshjet e para nuk di për humbje, ku ka marrë gjashtë fitore e tri barazime.
Në anën tjetër edhe mysafirët janë duke bërë një kampionat të madh, pasi kanë grumbulluar 15 pikë, me katër fitore, tri barazime e dy disfata.
Liverpool në këtë takim synon që të marrë tri pikët e radhës, derisa Brighton ka udhëtuar drejt Anfieldit për të shkaktuar befasi.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Konate, Robertson, Henderson, Keita, Jones, Mane, Salah, Firmino.
Brighton: Sanchez, Cucurella, Dunk, Bissouma, Trossard, Mwepu, Lallana, Moder, March, Duffy, Veltman