Liverpooli është nikoqir i Burnleyt në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, ku mori një fitore 0-3 në udhëtim te Norwich City.
E në anën tjetër Burnley nuk e nisi mirë këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë u mposhtë 1-2 nga Brighton.
The Reds janë favorit i madh në letër, derisa mysafirët kanë udhëtuar drejt Anfieldit për të shkaktuar befasi.
Tanimë dy trajnerët, kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Henderson, Keita, Elliott, Mane, Salah, Jota.
Burnley: Pope, Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor, Gudmundsson, Brownhill, Cork, Mc Neil, Wood, Barnes.