Liverpooli synon t’i kthehet fitores

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

“Reds” e vizitojnë sonte Newcastlen në ndeshjen e tyre të fundit në vitin kalendarik 2020.

Liverpooli do të mundohet sonte t’i kthehet fitores në Premierligë. “Reds” vijnë nga barazimi i papritur me West Bromin në shtëpi.

Ndërsa, sonte i synojnë të tria pikët në udhëtimin që do ta kenë në Newcastle.

Aktualisht, ekipi i Jurgen Kloppit prin në Premierligë pas 15 xhirosh me dy pikë më shumë se Manchester United.

Kampioni aktual anglez dëshiron ta mbyllë vitin kalendarik 2020 si lider i kampionatit anglez.

Nga ana tjetër, Newcastle di të jetë gjithmonë i rrezikshëm në shtëpi dhe do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

E paraprakisht sonte Tottenhami e pret Fulhamin në shtëpi. Skuadra e Jose Mourinhos ka nevojë për fitore për t’u ngritur sadopak në tabelë.

Në anën tjetër, Fulhami deri tash është treguar i pafuqishëm këtë edicion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme