Klubi anglez, Liverpooli e ka vendosur në listën e dëshirave sulmuesin e Atletico Madridit, Joao felix.
Felix u transferua para disa vitesh te Atletico Madridi si pasues i Antoine Griezmann nga Benfica për një shifër mbi 100 milionë euro.
Talenti portugez ka dështuar të tregoj vlerat e tij në vazhdimësi, pasi po has në probleme me skemat e trajnerit Diego Simeone.
Megjithatë, 21-vjeçari pëlqehet nga shumë klube evropiane, e në veçanti ato angleze nga Liga Premier.
Sipas mediumit Fichajes, Liverpooli po shikon një marrëveshje të mundshme për sulmuesin e Atletico Madridit.
21-vjeçari synohet të transferohet nga Reds gjatë verës së vitit 2022 me një çmim prej 68 milionë eurosh apo 80 milionë euro.
Lojtari pëlqehet edhe nga dy klubet italiane, Interi dhe Juventusi.