Mbrojtësi anglez e ka të qartë se në cilën skuadër planifikon të luajë sezonin e ardhshëm.
Siç raporton “Marca”, Alexander-Arnold ka njoftuar drejtuesit e Liverpoolit se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit.
Lëvizja vjen për faktin se pronësia e Liverpool nuk donte të arrinte në 1 janar pa zgjidhur rinovimin e kontratës së mbrojtësit të krahut, diçka që përsëritet edhe me Van Dijk dhe Salah, lojtarë simbol të një klubi që tani dominon.
Alexander-Arnold, është produkt i akademisë së Liverpoolit, ku është pjesë që kur kishte 6 vjeç.
Anglezi, debutimin e tij me skuadrën e parë e bëri në sezonin 2016/17 ku që nga ajo kohë ka bërë 332 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola dhe 85 asistime, ku ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm mes tyre titullin e Premier League dhe Ligën e Kampionëve.