Duket se aventura e Xherdan Shaqirit me Liverpoolin ka prekur fundin.
Futbollisti me prejardhje kosovare pritet të largohet nga “Anfield” gjatë afatit kalimtar veror, përcjell Gazeta Express.
Sipas ‘Echo’, thuhet se Marko Grujic, Xherdan Shaqiri, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoniyi, Loris Karius dhe Ben Woodburn janë në shitje.
Prej shitjes së tyre, Liverpooli po tenton të grumbullojë rreth 80 milionë euro që do të bënin vend për disa transfere të reja në klub.
Përvec tyre, edhe Wijnaldum pritet të largohet, pasi thuhet se është afër marrëveshjes me Barcelonën.