Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci e ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, kanë bërë homazhe së bashku pranë varrit të heroit, Bahri Fazliu, në 26-vjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.
Së bashku me Lladrovcin e Gashin, ishin shumë bashkëluftëtarë e familjarë të Fazliut.
Fazliu ishte edhe i dënuar me burgim nga pushteti serb, e në 1993-n ishte ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.