Lladrovci e Lushtaku bëjnë homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz

Prishtinë | 28 Nën 2017 | 13:26 | Nga

Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku me stafin e tij, kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar, Adem Jashari në Skenderaj dhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

 Pas homazheve dhe vënien e kurorave me lule në kompleksin e Jasharajve, kryetari Lladrovci i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale kanë vizituar edhe kullën e Rifat Jasharit në Prekaz.

 Kryetari Lladrovci ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora lulesh edhe në varrezat e dëshmorëve në Polac dhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme