Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Drenasit, me ç’rast u bënë debate dhe miratuan të gjitha 20 pikat e rendit të ditës, pas mbledhjes, kryetari komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të gjithë asamblistët e pranishëm.
Uniteti ynë dëshmon qëllimin e përbashkët, mirëqenien e qytetarëve tanë, interesin publik dhe të Komunës së Drenasit, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Falënderoj të gjithë kuvendarët e pranishëm sot në Mbledhjen e Kuvendit të Drenasit, për bashkëpunim, debatet, diskutimet dhe votimin e të gjitha pikave të Rendit të ditës. Uniteti ynë dëshmon qëllimin e përbashkët, mirëqenien e qytetarëve tanë, interesin publik dhe të Komunës së Drenasit.
Prandaj edhe jemi komuna më e vlerësuar në nivelin nacional për transparencë, vendimmarrje demokratike dhe llogaridhënie. Vazhdojmë!