Lladrovci flet me Thaçin e Selimin nga Haga: Ndër bisedat më emocionale në jetë

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Ramiz Lladrovci është telefonuar sot nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi të cilët janë duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Lladrovci tha se kjo ishte një nga bisedat më emocionale që ka pasë në jetë edhe për faktin se sot ka biseduar me Thaçin e Selimin për herë të parë prej kohës kur ata janë në Hagë.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre. Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional”.

Kryetari i Drenasit, që synon edhe një mandat, ka deklaruar se i ka falënderuar të dy për thirrjen duke iu thënë se po i mungojnë familjes, miqve dhe Kosovës.

“I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë. Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Të ngjashme