Lladrovci: Historia e 28-shkurtit ditë e lavdishme dhe e paharruar

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, përmes një publikimi në Facebook ka kujtuar përvjetorin e masakrës në fshatrat Likoshan dhe Qirez, në këtë përvjetorë gjithashtu është zbuluar edhe pllaka perkujtimore e dëshmorëve  Beqir, Bekim, Nazmi e Bedri Sejdiut,shkruan EkonomiaOnline.

“Sot, në Likoshan dhe Qirez për të kujtuar 28 Shkurtin e pa harruar të historisë sonë të lavdishme”.

Lladrovci tutje ka thënë se kjo ditë e ka vërtetuar se çka i pret shqiptarët në rrugën e çlirimit.

“Kjo është datë e tmerrit për forcat serbe të cilat u tërhoqën me turp. Është vend i hakmarrjes së tmerrshme ndaj fshatarëve. Është ditë kur Kosovës dhe shqiptarëve iu bë e ditur për të qindtën herë se çka i pret në rrugën e çlirimit.

Ishte ditë po ashtu kur ne, të gjithë si një, u vumë, në anën e Likoshanit dhe Qirezit, vendit të betejës në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe”.

Në këtë përvjetorë gjithashtu u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore i  dëshmorëve Beqir, Bekim, Nazmi e Bedri Sejdiut.

“Së bashku me Bacën Rifat, Nuredin Lushtaku, Hysni Gucati, Bekim Jasharin, Gjeneral Xhevahir Geci, Bacën Sheremet, morëm pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve; Beqir, Bekim, Nazmi e Bedri Sejdiut si dhe vizituam familjet e dëshmorëve”

Të ngjashme