Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovi ka konfirmuar se ka dalë pozitiv, pas testimit për COVID -19.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se ndihet mirë më shëndet.
“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, ka shkruar Lladrovci.
Ai dje ka njoftuar së i janë shfaqur simptoma dhe se është testuar