Ramiz Lladrovci ka dhënë një mesazh rreth aktualitetit politik, duke theksuar se “në politikë, rastis të kapërdini hapin e hidhur. Çështja është të mos mësoheni me hapat e hidhur”.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka shkruar se disa persona janë kapedan të politikës.
“Në politikë, rastis të kapërdini hapin e hidhur. Çështja është të mos mësoheni me hapat e hidhur. Disa kapedan të politikës, janë alergjik ndaj hapave të hidhur, duan vetëm hapa të ëmbël. Hapat e ëmbël nuk sjellin çdo herë shërim”, ka shkruar ai.