Lladrovci nënshkruan marrëveshje me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e shtatë (7) shtëpive të Komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Hoxhë Halil Kastrati ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vite për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga Shoqata Bamirëse “Jetima e Ballkanit” përmes donatorëve.

Të ngjashme