Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.
I shoqëruar nga Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skenderajt, Ramiz Lladrovci tha se sakrifica e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, duhet të jetë nismë për të realizuar qëllimet për shtetin.
”Është një datë më e rëndësishme e brezit tonë, në historinë tonë të re”.
”Sikurse çdo vjet, bashkë me Bekim Jasharin, po vijmë këtu për t’i përkujtuar Komandantin legjendar dhe familjen Jashari dhe të gjithë të rënët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
”Dhe për t’ja kujtuar vetes që të mos harrojmë asnjëherë që të mos gabojmë gjatë punës tonë”.
”Ne i ftojmë të gjithë shqiptarët të jenë unik dhe të jemi bashkë, e dëshmojë edhe Tuzi që kur jemi bashkë fitoret nuk mungojnë”.