Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se kjo parti shënoi fillimin e jetësimit të idealeve për një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, raporton Ekonomia Online. Në një postim, Lladrovci ka rikujtuar se para 27 vjetësh, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, […]
Lladrovci: PDK nuk guxon të ndalet, sepse ndalet Kosova

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se kjo parti shënoi fillimin e jetësimit të idealeve për një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, raporton Ekonomia Online.
Në një postim, Lladrovci ka rikujtuar se para 27 vjetësh, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, themeluan PDK-në.
“Para 27 vitesh, pas vizitave të ish Drejtorit të Drejtorisë Politike në qendrat vendimmarrëse evropiane dhe rekomandimeve miqësore, Hashim Thaçi me bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë e qytetarë të lirë e themeluam Partinë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka vlerësuar se themelimi i PDK-së shënoi një moment të rëndësishëm për jetën politike në Kosovë dhe për realizimin e aspiratave kombëtare.
“Ky ishte fillim i mbarë, fillim i jetësimit të idealeve për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Themelimi i PDK-së, shënonte ditën e madhe për jetën tonë politike, mundësitë dhe vlerave për të cilat u angazhuam gjatë një shekulli”, ka deklaruar ai.
Lladrovci, i cili thotë se ishte pjesë e PDK-së që nga dita e parë, ka theksuar se angazhimi i tij në këtë parti lidhej me vizionin e bashkëluftëtarëve që, sipas tij, kishin dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës.
“Angazhimi im në PDK nga dita e parë, çonte përpara vizionin edhe të bashkëluftëtarëve që kishin dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës, ishte zotim për një angazhim me gjasa e mundësi të barabarta në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
Në postimin e tij, Lladrovci ka cituar edhe një deklaratë të një opozitari, të cilën e ka cilësuar si të vërtetë të madhe për rolin e PDK-së në shtetformimin e Kosovës.
“E kishte thënë një të vërtetë të madhe opozitari i kauzave kombëtare se ‘PDK është konstanta e shtetit, partitë tjera janë variabla’. PDK nuk guxon të ndalet sepse, ndalet Kosova”, ka theksuar Lladrovci.
Ai ka shprehur shpresën që në përvjetorin e ardhshëm të themelimit të partisë të jenë të pranishëm edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Uroj që në përvjetorin tjetër, do të jemi bashkë me Hashimin, Kadriun, Jakupin e Rexhën, për ta shënuar përvjetorin e PDK-së si vlerë të shtuar për Kosovën, vlerë të çmuar të jetës tonë politike dhe interesit nacional”, ka shkruar ai.
Lladrovci e ka cilësuar PDK-në si parti që, sipas tij, i ka dhënë drejtim historisë së re të Kosovës.
“PDK, partia e heronjve tanë të luftës dhe paqes, me vizion i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit.
PDK, gëzuar përvjetori i themelimit!”, ka shtuar Lladrovci.

















