Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në shënimin e 26 vjetorit të Rrethimit të parë të Jasharajve, të cilin ai e quajti “fillimi i legjendës për Prekazin dhe Drenicën”.
Z. Lladrovci ka theksuar se Jasharajt rikonfirmuan se aty është kështjella e lirisë duke shkruar: “Rifati, Hamza e Ademi, rikonfirmuan se kjo kështjellë e lirisë çdo herë do t’i rezistoj sulmeve”.
Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Sot kujtuam me nderimin e thellë, Rrethimin e parë të Jasharve, të ndodhur më 30.12.1991. Ajo ditë ishte shumë e ftohtë dhe me borë, as armiku nuk pati sukses.
Kjo betejë, është dëshmi se rruga jonë nuk kishte të ndalur dhe shënonte fillimin e legjendës për Prekazin dhe Drenicën.
Atë ditë, Rifati, Hamza e Ademi, rikonfirmuan se kjo kështjellë e lirisë çdo herë do t’i rezistoj sulmeve.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”