Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 7 pika për rend dite, ndërsa me propozimin e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu është shtuar edhe pika e propozim vendimit për caktimin e qirasë joprofitabile për përfituesit e programit të veçantë të banimit.
Mbledhjen e ka kryesuar, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Podrimqaku, ndërsa në mbledhje merrnin pjesë, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe monitorues nga organizata KDI.
Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e dytë të rregullt të këtij viti të Kuvendit të Komunës;
Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës i datës 31.01.2020 është votuar unanimisht.
Propozim vendimi për miratimin e Propozimit Profesional për shpalljen e Lokalitetit të Boshtrës (Forsythia europaea) në Golesh si monument i mbrojtur i natyrës për arealin e kësaj bime (Sankoc) në pjesën e Komunë së Drenasit, ku pas diskutimeve ka kaluar me shumicë votash.
Propozim rregullorja për Organizmin e Punës në Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit, pas shumë diskutimeve nga ana e anëtarëve te Kuvendit ka kaluar me shumicën e votave.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe Raporti vjetor i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2019
Propozim vendimi për miratimin e Statutit të ri të QKMF-së “Dr.Hafir Shala” në Drenas, po ashtu ka kaluar me vota unanime.
Draft-Propozim për ndryshim-plotësimin e Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngastra dhe Gjoba për vitin 2020- e plotësuar, ka kaluar me vota unanime.
Propozim vendimi për caktimin e qirasë joprofitabile për përfituesit e programit të veçantë të banimit, ka kaluar me vota unanime.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e Kuvendit të Komunën, kanë propozuar që në mbledhjen e ardhshme të sillet një propozim vendim për të shpallur ditën e diele, ditë pushimi për disa kategori të bizneseve që veprojnë në Komunën e Drenasit.
Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 28.02.2020 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe na kanalin YouTube; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ https://www.youtube.com/channel/UC2lxqLTPzkCRWGQWAgNpbUQ