Shoqata kulturore “Isa Boletini” në Sindelfingen të Gjermanisë, në vazhdën e pritjeve të delegacioneve të ndryshme nga Kosova, këtë të premte ka pritur kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Ai është pritur nga kryesia e Shoqatës, dhe kryetari Brahim Halimi, i cili edhe e njoftoi Lladrovcin për rolin e kësaj shoqate në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kultivimin e tyre nga mërgata kosovare.
Ndërsa kryetari Ramiz Lladrovci vlerësoi lart angazhimin e shoqatës “Isa Boletini”, e cila sipas tij ka luajtur një rol të rëndësishëm si në periudhën e para, gjatë dhe pas luftës.
Në këtë takim që prezent ishin edhe zyrtarë nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, si dhe konzulli i Shtutgartit, Imer Lladrovci me bashkëpunëtorë, u diskutua edhe për mundësinë e zhvillimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Gjerma i
Për të nderuar mysafirët nga Kosova, në mjediset e shoqatës “Isa Boletini” u shtrua edhe iftarë për të gjithë të pranishmit.