Kryetari Lladrovci pritet në takim nga kryetari i komunës Postonja të Sllovenisë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë qëndrimit zyrtar në Slloveni, të premten është pritur në takim nga kryetari i komunës Postonja, Igor Marentiç, ku kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave.
Kryetari Lladrovci, ka falënderuar homologun e tij, Marentiç dhe ka treguar mundësitë që ofron Drenasit për investime. “Parku i Biznesit në Drenas, ofron mundësi të mira për investime. Prodhimet nga ky vend mik janë të njohura për qytetarët tanë, andaj biznesmenët sllovenë janë të mirëseardhur për të ngritur prodhimin e tyre edhe në Kosovë”, ka thënë kryetari Lladrovci dhe ka shtuar se bashkëpunimi në mes të dy komunave mund të zgjerohet edhe në aspektin kulturor e arsimor.
Ndërsa kryetari i komunës Postonja, Marteniç, ka thënë se do të shikoj të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Drenasit për të thelluar bashkëpunimin mes dy komunave.