Lladrovci: Qeverisje me ligj, transparencë dhe llogaridhënie

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Drenasit, kryetari Ramiz Lladrovci, pas marrjes së mandatit katërvjeçar në krye të komunës, në fjalimin e tij është zotuar për përkushtim për qeverisje të bazuar në ligj, me transparencë dhe llogaridhënie.

“Qeverisje e mirë e cila çdo vit matet nga faktorët vendorë e ndërkombëtar, ku qeverisja jonë është vërtetuar shtatë herë e para në Kosovë. Në bashkëpunim me juve, shpresoj të bëhemi dhjetë herë kampion të qeverisjes së mirë në nivel vendi”, tha Lladrovci.

Duke iu drejtuar asamblistëve, Lladrovci tha se pret nga përbërja e Kuvendit projekte të mira për qytetarët.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, për herë të katërt dhashë betimin si Kryetar i komunës pas konstituimit të Kuvendit të ri të Drenasit dhe me këtë rast mbajta këtë fjalë rasti:

Jam i nderuar dhe privilegjuar që për herë të katërt, të mbaj fjalim para të zgjedhurve të përbërjes së re kuvendore, në Kuvendin e Drenasit, në zemrën e Kosovës.

Një ditë gjatë katër viteve jam plotësisht politik, ditën kur votoj, të gjitha ditët tjera, jam njëri nga ju që drejtoj komunën me besimin e qytetarëve me integritet, i zgjedhur nga qytetarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës,

Më kanë zgjedhur qytetarët që dhanë shumë për shtetndërtim,

Qytetarë që ishin pjesë aktive e rezistencës shekullore, që kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e vendit.

Të nderuara asambliste dhe asamblistë,

Me këtë fjalë të shkurtër rasti, ritheksoj përkushtimin tim për qeverisje të bazuar në ligj, me transparencë dhe llogaridhënie, qeverisje e mirë e cila çdo vit matet nga faktorët vendorë e ndërkombëtar, ku qeverisja jonë është vërtetuar shtatë herë e para në Kosovë.

Në bashkëpunim me juve, shpresoj të bëhemi dhjetë herë kampion të qeverisjes së mirë në nivel vendi.

Uniteti i kësaj përbërjeje të Kuvendit, pres sjell projekte të mira për qytetarët, jam i gatshëm të punoj bashkë për mirëqenien e qytetarëve, do të finalizojmë projektet në proces si dhe projektet e reja.

Të nderuar të pranishëm,

Qytetarë të dashur,

Bashkë, pres të bëjmë punë të mira, duke zbatuar ligjin, gjasat e mundësitë e barabarta.

Uniteti i grupeve kuvendore, bashkëpunimi me qytetarët dhe nivelin qendror, do të sjellin energji pozitive për ta bërë Drenasin sa më tërheqës për të jetuar, për të punuar dhe për të investuar në zemrën e Kosovës.

Dua ta falënderoj përbërjen Kuvendit të Drenasit në mandatin 2021-2025, të cilët njëzëri kanë përkrahur shpalljen e disa personaliteteve “Qytetar nderi”.

Bashkë me juve, gjatë vitit që vjen, shpresoj fort se titullin “Qytetar nderi”, do tua japim këtu, në këtë Sallë, heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të nderuara asambliste dhe asamblistë,

Më lejoni të shpreh nderimin dhe konsideratën për të gjithë qytetarët e komunës tonë, të cilët gjatë procesit zgjedhor, manifestuan kulturë, mirësjellje dhe mirëkuptim ndër qytetar.

Jam i nderuar përjetësisht, të jem në krye të komunës me qytetarë të ndershëm e punëtorë, në krye të komunës e cila zbaton barazinë gjinore dhe respekton bindjet e ndryshme politike.

Jam i lumtur të jem në krye të komunës e cila është shembull i qeverisjes së mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Bashkë, do të bëjmë më të mirën për qytetarët kampion, të komunës shtatë herë kampion, në zemrën e Kosovës.

Ju faleminderit!

Të ngjashme