Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin me publikut, ku ka raportuar para qytetarëve për punën gjashtëmujore të këtij viti dhe planifikimin e punëve për pjesën e dytë të këtij viti.
Në tubimin me publikun është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Takimin e ka hapur Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili ka treguar për rëndësinë e këtij takimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Drenasit, Lladrovci, në fjalimin e tij ka përshëndetur dhe ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin ne realizimin e projekteve dhe ka ftuar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe ne të ardhmen për të realizuar projektet të cilat janë në interes të qytetarëve dhe që punimet të shkojnë sipas planifikimit. Kryetari Lladrovci ka përmendur projektet që janë kryer gjatë kësaj periudhe dhe ka treguar për projektet që do të kryhen në pjesën tjetër të këtij viti.
Drejtori për Buxhet e Financa, Shyqiri Bublaku ka treguar për mjetet buxhetore që ka Komuna për realizimin e projekteve gjatë këtij viti, kurse drejtori i Infrastrukturës Lokale, Idriz Hysenaj ka treguar për të gjitha projektet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti dhe për planifikimin e punëve qe do të kryhen gjatë pjesës tjetër të vitit. Nga lista e investimeve kapitale janë realizuar kryesisht projektet e kanalizimeve, asfaltim të rrugëve në lagje, ujësjellës, shërbimet e varrimit, trotuare, menaxhim të mbeturinave, fillimi i pastrimit të lumit “Drenica” dhe projekte të tjera sipas planifikimit.
Të pranishmit kanë shtruar pyetje për drejtorët e drejtorive komunale dhe kanë dhënë propozime e sugjerimet e tyre për përfaqësuesit e zgjedhur komunal lidhur me realizmin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019 dhe ato që janë të planifikuara për pjesën tjetër të vitit, dhe nga kryetari Lladrovci dhe drejtorët kanë marr përgjigje për secilën pyetje të parashtruar nga pjesëmarrësit.