Kryetari i Drenasit dhe anëtari i PDK-s, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për mos lirim me kusht të Kadri Veselit dhe të tjerëve.
Lladrovci ka thënë se është prekur shumë nga ky vendim duke shprehur besimin për pafajësinë e Veselit dhe të tjerëve.
Postimi i plotë i tij:
Refuzimi i lirimit me kusht të Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës, më preku pa masë.
Kam besuar dhe besoj në vendimet objektive të Dhomave të Specializuara dhe akuzat e shtetit që kreu gjenocid në Kosovë, do të hidhen poshtë.
Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.
Kosova është heroike për bijtë e bijat e saj!