Lladrovci takoi Vasfije Krasniqi-Goodman, në Drenas pritet të hapet repart tekstili ku do të punësohen 100 gra

Prishtinë | 20 Nën 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me drejtoreshat e drejtorive të komunës, priti në takim, ish deputeten Vasfije Krasniqi Goodman, me ç’rast u diskutua rreth investimeve dhe mënyrat e dhënies së pronës me negocim në shfrytëzim për të zhvilluar biznes në komunën e Drenasit. Priten donacionet nga diaspora e Amerikës që do të investohen në prodhime tekstili dhe do të punësohen rreth 100 gra të mbijetuara nga dhuna seksuale, investim me shumë vlerë dhe i jap përkrahje të plotë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi prita në takim, ish deputeten Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me drejtoreshat e komunës ku barazia gjinore në qeverisjen lokale është model. Bashkëbiseduam rreth perspektivës së investimeve në komunën tonë dhe për idenë e znj. Vasfije për mënyrat e dhënies së pronës me negocim në shfrytëzim për të zhvilluar biznes. Priten donacionet nga diaspora e Amerikës që do të investohen në prodhime tekstili dhe do të punësohen rreth 100 gra të mbijetuara nga dhuna seksuale, investim me shumë vlerë dhe i jap përkrahje të plotë. Ditëve në vijim, pas dorëzimit të projektit ideor, mbetet të konkretizohen kushtet e mënyrat e bashkëpunimit në kuadër të legjislacionit në fuqi, duke ofruar lehtësira maksimale dhe kushte sa më të favorshme për punë. Ajo shfaqi interesim për pronën komunale në Komoran, ish “As” Hotel ose ndonjë pronë tjetër të përshtatshme për veprimtarinë prodhuese. Faleminderit Vasfije për vizitën dhe urojmë që sa më parë të finalizohet ideja Juaj njëherësh ju ofrojmë përkrahje të plotë!

Të ngjashme