Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Shkup ka takuar zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, me të cilin ka diskutuar për rrugën institucionale që po bëhet, duke cekur se “shqiptarët si faktor institucionalist, kontribuues të paqes dhe mirëkuptimit, tashmë janë të konfirmuar në katër shtete”.
Përvoja shtetndërtuese ndër shqiptarë po shtohet dita-ditës, kjo i bën mirë edhe shteteve ku jetojmë, edhe fuqizimit të orientimit tonë euro-atlantik, ka shkruar Lladrovci.
Takimi me zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Artanin, ishte rast të diskutojmë për rrugën që po bëjmë. Shqiptarët si faktor institucionalist, kontribuues të paqes dhe mirëkuptimit, tashmë janë të konfirmuar në katër shtete.
Përvoja shtetndërtuese ndër shqiptarë po shtohet dita-ditës, kjo i bën mirë edhe shteteve ku jetojmë, edhe fuqizimit të orientimit tonë euro-atlantik.
Faleminderit për mikpritjen Artan!