Lladrovci tregon pse krijoi kundërshtarë në PDK

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh edhe kandidat për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK’së, ka thënë se përbrenda degës së kësaj partie në Drenas iu janë krijuar kundërshtar për shkak se nuk iu ka mundësuar punësime.

Lladrovci këto deklarata i ka dhënë në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka përmendur edhe një rast specifik të punësimit, për të cilin thotë se nuk ka arritur të plotësojë as 18 për qind të provimit pranues, shkruan Gazeta Express.

“Nuk i kom kry puntë në shërbim të tyre. Unë jam zbatues i ligjit, qoftë dikush kërkon me punësu dhe unë jam i gatshëm. Por kur hin në konkurs dhe del në rezultat se 18% të testit e ka plotësu, unë s’kom këqyrë me i ndihmu. Për mu, të gjithë qytetartë janë të barabartë. Kur e mbushë testin mirë, e merr punën. E kom parasysh dikë kur përmenda 18%-shin, ka kandidat qoftë të kryesisë qoftë këshillit drejtësues se 18% të testit nuk e ka mbushë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka sqaruar edhe se kundër tij nuk ka dalë as anëtarët e PDK’së, Ferat Shala e as Sejdi Hoxha.

“Ferat Shala dhe Sejdi Hoxha janë dy njerëz me të cilët kam nejtë herën e fundit në mbrëmjen e natës kur e kam marrë vendin e parë për konferencë. Ma kanë uru. Më kanë thanë që më mbështesin e të përkrahin pa rezervë. Ka dalë një postim se gjoja grupi i Azem Sylës e atij atij janë kundër Ramiz Lladrovcit”, ka thënë ai.

Të ngjashme